Nis Muaji i Ramazanit!/ Zyrtari i KMSH: Ky muaj është i bekuar, nuk është për dietë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam, për drejtorin e kulturës në KMSH Dorian Demetja  jep si shpërblim për besimtarët pastrimin shpirtëror dhe ruajtjen e vlerave morale.

“Është një muaj i bekuar, një muaj i rëndësishëm për myslimanët që e presin me padurim gjatë gjithë vitit për vetë faktin që mund të themi është si një “dush’ shpirtëror, ky muaj në të cilën besimtari hyn një herë në vit për të dal më pas i pastër nga mëkatet dhe gjynahet.”- tha Dorian Demetja, drejtor kulture, në KMSH.

Teksa tregon rregullat e agjërimit Demetja tregon se ky muaj nuk është mirë të shërbejë si dietë dobësimi, por si mision për të zbukuruar sjelljen e individit.

“Çdo adhurim që kryhet kërkon në radhë të parë besimin. Pra një person duhet të besoj pastaj duhet të adhuroj. E them këtë se mund të kemi raste te njerëzit që kanë dëshirë të agjerojnë agjërojnë ose kanë dëshirë të bëjnë diçka akoma pa e ditur për çfarë bëhet. Janë disa persona që thonë që mbajnë agjërim për dietë, por agjërimi nuk mbahet për dietë. Ne e mbajmë sepse është një urdhër i Zotit , pastaj ka të mira shëndetësore e shoqërore është dhuratë nga i madhi Zot që i jep të agjëruarit.” tha Dorian Demetja, drejtor kulture, në KMSH.

Edhe fëmijët kanë shfaqur interes të lartë për të agjëruar. Demtja ndan me ne rastin e djalit të tij vetëm 13 vjeç që vitin e kaluar agjëroi gjithë muajin

“Kur ka qenë më i vogël, ka mbajt me ditë. Vet psh ka mundur sepse unë e kam pyetur , jam interesuar çdo ditë dhe e kam pyetur si është ndier dhe ka shkuar shumë mirë dhe me lehtësi.” -tha Dorian Demetja, drejtor kulture, në KMSH.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja  e Bajramit në datë 21 Prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.

Lexo edhe :  Fier/ Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari

 

Të fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport...

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV