Erdogan kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.

Ky vendim ka nxitur debate të nxehta rreth asaj nëse kushtetuta ia lejon Erdoganit një mandat të tretë.

“Ligjërisht është e pamundshme që Erdogan të kandidojë sërish”, ka thënë politikani opozitar, Idris Sahin, të martën, duke shtuar se partia e tij DEVA do ta apelojë kandidaturën e Erdoganit.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, një mandat presidencial zgjat pesë vjet dhe një president mund të ketë maksimum dy mandate. Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018.

Ai argumenton se kandidatura e tij është ligjore, pasi ligji për dy mandate në pushtet ka hyrë në fuqi më 2017, prandaj mandati i parë nuk numërohet. Shumë vëzhgues i konsiderojnë zgjedhjet e majit si një prej proceseve zgjedhore më kritike në historinë e Turqisë.

Pas gati 20 vjetëve në pushtet, Erdogani do të garojë në kohën e vështirësive më të mëdha ekonomike në dekada, pa harruar edhe dëmet që kanë shkaktuar tërmetet e muajit të kaluar.

Rivali kryesor i Erdoganit është lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përkrahet nga pesë parti tjera opozitare, prandaj edhe i ka rritur shpresat e shumë votuesve për mposhtje të Erdoganit.

Institucionet përgjegjëse për zgjedhje, do ta publikojnë listën finale të kandidatëve për president më 31 mars./REL

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV