Ka shënuar viktimat e para/ OBSH del me njoftimin e frikshëm për virusin më të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi Marburg ka vrarë pesë njerëz në rajonin veriperëndimor Kagera të Tanzanisë, tha ministria e shëndetësisë në vend.

Temperatura e lartë është një simptomë e zakonshme e virusit vdekjeprurës të ngjashëm me Ebola, e ndjekur shpesh nga gjakderdhja dhe dështimi i organeve.

Tre persona po trajtohen në spital dhe autoritetet po gjurmojnë 161 kontakte.

Strategjia e Tanzanisë për të kontrolluar përhapjen u vlerësua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, Dr Matshidiso Moeti, tha: “Përpjekjet e autoriteteve shëndetësore të Tanzanisë për të përcaktuar shkakun e sëmundjes janë një tregues i qartë i vendosmërisë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive shpërthimit.”

Moeti tha se OBSH po punon me qeverinë e Tanzanisë për të rritur me shpejtësi masat e kontrollit për të ndaluar përhapjen e virusit. Virusi Marburg është po aq vdekjeprurës sa Ebola, pjesë e familjes së filoviruseve, dhe vret mesatarisht gjysmën e të infektuarve, thotë OBSH.

Të fundit

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Lajme të tjera

Web TV