Punonte si korrier kanabisi në Britani/ Shqiptari dënohet me 120 orë punë pa pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 33-vjeçar shqiptar me banim në Oxfordshire, i ka shpëtuar burgut pasi u kap me kanabis me vlerë gati 10,000 paund në Gloucester. Mond Karaj nga Denton Lane, Garsington ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për pesë vjet, por nuk i është dhënë statusi i imigrimit. Atij iu ofruan para për të punuar si korrier për të shpërndarë drogën nëpër qytete dhe vendosi të punonte.

Më 26 tetor 2021, shqiptari u arrestua pasi kur policia e ndaloi për kontroll në makinë iu gjet një qese e mbyllur që përmbante 985 gramë kanabis, e cila kapte vlerën e gati 10,000 paund. Në fillim ai tha se droga i përkiste një shoku që kishte përdorur makinën më herët atë ditë. Megjithatë, ai e ndryshoi version kur u paraqit në gjykatë dhe deklaroi se ishte korrier për drogën që i ishte gjetur.

Gjurmët e gishtërinjve të tij ishin gjetur në një qese të mbyllur me vakum, që do të thoshte se ai e kishte mbyllur çantën përpara se të transportonte drogën. Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se vendimi i gjykatës do të ndikojë në vendimin e Home Office nëse ai mund të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykatësja tha se koha që Karaj ka kaluar në paraburgim e ka bërë të reflektojë dhe ai është sjellë mirë. Për këtë arsye vendosi që dënimi i tij të ishte 12 muaj nën mbikëqytjen e shtetit dhe urdhëroi që ai të kryente 120 orë punë pa pagesë.

 

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV