Zgjedhjet/ Oketa: Kohë e pamjaftueshme për bashkim, PD e Alibeajt mund të prekë fundin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, ka qenë në një lidhje live me studion e “Tirana Live” ku foli për zgjedhjet e “14 majit”.

Ai tha se për të Berisha është kryetar i PD, pasi sipas tij kryetar nuk të bën gjykata për anëtarësia e partisë.

Oketa shtoi se Berisha mbështetet jo vetëm nga simpatizantët e tij, por edhe nga qytetarë që e shohin grupin e tij si shumicë dhe të denjë.

“Së pari duhet të biem dakord se kë duhet të quajmë PD zyrtare. Për të disatën herë është thënë që kryetar nuk të bën një vendim gjykatë, por anëtarësia e partisë.

Për mua kryetar i PD është zoti Berisha.

Kthehemi te zgjedhjet e 14 majit. Cilido nga skenarët që mund të aplikohet gjykoj se koha është e pamjaftueshme për të bërë një bashkim real mes dy grupeve.

Grupi i Berishës mbështetet jo vetëm nga simpatizantët, por edhe nga persona që nuk mbështesin Berishën, por mbështesin anëtarësin.

Në zgjedhjet e 14 majit, duhet të theksojmë se ata janë zgjedhje administrative dhe nëse bëjm aq sa mundemi për të bërë zgjedhjen e duhur, nuk duhet të diskutojmë për vulën dhe logon, por për kandidatët e duhur”, u shpreh Oketa.

Në lidhje me mundësinë e daljes së PD zyrtare me 61 kandidatë ose daljen me kandidatë në disa bashki, Oketa tha se përderisa Alibeaj pretendon se është kryetar, pse jo mos të pretendojë 61 bashkitë e vendit.

Ai theksoi se Alibeaj e ka shumë të vështitë të gjejë emra dinjitozë për 61 bashkitë, vetëm me emra nga “facebook”, sidomos në bashkitë kryesore të vendit.

Oketa shtoi se ky qëndrim i Alibeajt do të shënojë fundin e Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

“Kjo është një çështje për të cilën nuk kam asnjë lloj opinioni. Përderisa e quaj një lëvizje politike tërësisht e gabuar fakti që e quan veten kryetar të PD.

Alibeaj dhe përfaqësues të tjerë të këtij grupi kanë pasur të gjithë kohën e tyre për të bërë zgjedhje dhe aksion politik.

Ndjej keqardhje për faktin që kolegë më të cilët kemi bashkëpunuar zvarriten në këtë mënyrë në politikë.

Nëse Alibeaj pretendon se është kryetari i kësaj partie, nuk ka pse të mos pretendojë 61 bashkitë.

Nuk mjaftohen të gjesh 61 emra që nuk përfaqësojnë asgjë, të cilët i gjen në facebook, megjithatë duket një lojën politike që Basha dhe Alibeaj kërkojnë ta çojnë deri në fund.

Ky qëndrim i tyre  do të shënojë fundin e PD, nëse ata dalin me 61 kandidatë. Mund të shënonte edhe fundin politik të saj”, shtoi ai

Të fundit

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një mesazh për anëtarët e grupeve të numërimit...

“Kemi 36 orë pa ngrënë”/ PD lë pa bukë numëruesit, pas ankesës u dergojnë nga dy byrekë!

Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit. Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit...

“Mjeshtër” i krimit kibernetik, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan...

Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

Spartak Ngjela Abstenime djathtas. Nuk pranojnë Saliun. Po Saliu që tani është mundur me mbi 40 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike. Sigurisht...

Kundërshtoi kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt!

Gjykata e Lartë vendosi të pranojë rekursin e Arbër Veliaj dhe ta kthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i...

Lajme të tjera

Web TV