Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet/ Rritet nafta dhe benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, nga 182 lekë nga mbledhja e fundit, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, nga 182 lekë/ litri nga mbledhja e fundit, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses...

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë që po shfaqet si një...

Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar vjedhjen e dytë në banesë gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga një 43-vjeçar. Pas njoftimit se...

Tropojë/ Nëna e tre fëmijëve e zhdukur prej një jave, hetohet edhe krimi në familje!

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe...

BE jep 15 mln euro për Forcat e Armatosura! Gonzato: Shqipëria partner i qëndrueshëm

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV