E rëndë/I riu godet me grusht burrin me aftësi të kufizuara se i shkeli këmbën me karroce

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti tronditës kur një i ri goditi me grusht një burrë me aftësi të kufizuara.

Pamjet tregojnë një djalosh që rrëzon një burrë nga karrigia e tij me rrota me një grusht të egër.

Viktima u rrëzua me shpinë në tokë nga karrigia me rrota nga forca e goditjes.

Incidenti ndodhi gjatë orëve të para të së premtes përpara stafit të sigurisë dhe klientëve të tronditur jashtë lokalit BSB në lagjen ujore të Bristolit.

Pamjet celulare, të cilat kapën incidentin e tmerrshëm, më vonë u bënë virale në rrjetet sociale.

Banditi, i cili ishte me një burrë tjetër i është afruar viktimës dhe më pas i ka qëlluar një grusht. Dy burrat më pas u larguan.

Stafi i sigurisë u shfaq i tronditur nga ngjarja. Boksieri profesionist Anthony Fowler goditi dhunuesin përgjegjës për sulmin.

Zoti Fowler shkroi në Twitter: “Vetëm kur mendon se i ke parë të gjitha, një idiot goditi dikë në një karrocë me rrota.”

Raportimet në mediat sociale tregojnë se banditi kishte reaguar pasi viktima i shkeli këmbën me karrigen e tij me rrota.

Policia e Avon dhe Somerset tani kanë nisur një hetim.

Një zëdhënës tha: “Ne kemi mbledhur kamerat nga zona lokale, duke përfshirë barin BSB”

Të fundit

Berisha mbledh aleatët për protestën nesër dhe koalicionin parazgjedhor

Kryetari i PD-së fton partitë opozitare në protetën që do të mbahet nesër në Tiranë. Me Ilir Metën në burg, në...

Shitet për 35 milionë euro Ferrari që fitoi garën e makinave sportive në vitin 1965

Ferrari që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në...

Sanksionimi i zyrtarëve të GJNP/Gjykata dënon vendimin e Trump: Po dëmton punën e pavarur

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dënuar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump që sanksionon zyrtarët e saj. Vendimet e Trump synojnë “të dëmtojnë punën e...

Protesta e opozitës, 1200 efektivë për të ruajtur rendin

Protesta e thirrur nga opozita të shtunën e 8 shkurtit ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mesohet se organizatorët e tubimit kanë kërkuar...

Teleskopët vëzhgojnë një valë radioje masive nga një objekt i ndritshëm në univers

Teleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të...

Lajme të tjera

Web TV