Tërmetet në juglindje/ Sizmologët: Është i parrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me intensitet 5-6 ballë, u regjistrua në orët e para të ditës së sotme në fshatin Mollas, 9 km larg Ersekës

Në të gdhirë të ditës së sotme, në 02. 45 minuta, Korça dhe Shqipëria juglindore u godit nga një tërmet moderat me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, të cilat janë tërmete karakteristike që bien në këtë zonë, sidomos këto vitet e fundit.

Ky tërmet është shoqëruar pastaj edhe nga një seri pasgoditjesh, mbi 70 të tilla, më e madhja me magnitudë 3.9 shkalla Rihter.

Tërmeti nuk ka qenë I thellë, ishte tërmet I cekët, por kuptohet që sa më i cekët, aq më i madh është efekti në sipërfaqe.

Tërmete të tilla si ky I fundit janë tërmete që vetëm shkaktojnë lëkundje dhe ndonjë dëmtim në shtëpi të vjetra, por shkaktojnë edhe frikë ose panik, por janë tërmete pa asnjë efekt nga ana inxhinierike.

Pas zonës Adriatiko-Jonike dhe zonës Vlorë-Lushnjë-Elbasan-Dibër, zona e Korçës është zona më aktive sizmike në vendin tonë.  Dhe bën mirë që energjia e vendit tonë në këto pjesë aktive çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve të tilla moderatë, që të mos kemi tërmete të mëdha.”- tha Rrapo Ormëni, sizmolog

Vend për panik nuk ka, pasi ky ka qenë një tërmet tipik me goditjen kryesore dhe pasgoditjet e vogla, që po vijnë duke u shuar, ndaj s’ka vend për asnjë lloj frike.

Të fundit

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

Lajme të tjera

Web TV