Inceneratorët/ Berisha i kërkon Ahmetajt të bashkëpunojë me drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj që të pendohet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbërthyer aferën e inceneratorëve.

Ndërsa ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Arben Ahmetaj janë ngritur katër akuza ndaj SPAK për çështjen e inceneratorëve, opozita ka kërkuar që të kthehet në “bashkëpunëtor të drejtësisë” dhe tregojë skemën e ambuzimit të madh. Nga foltorja e Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Arben Ahmetajt që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën e inceneratorëve. Në fjalën e tij Berisha tha se Ahmetaj është fajtor, por shtoi se rol kryesor në aferën e inceneratorëve ka Edi Rama. “Jam këtu për ti informuar qytetarët lidhur me Arben Ahmetajn, i cili është vendosur nën hetim. Theksoj se kam mbështetur dhe do të mbështes çdo zbatim ligji. Theksoj se Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësave. Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe Fierit. Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe firmë të gjitha procedurat antiligjore në këtë proces. Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mërtirin dhe Zoton, njëri prej tyre ka punuar edhe në “Hermes” në kompaninë e tij kur vidhte impulse në Albtelecom. Por autori i djegësave është vetëm një dhe ai e ka emrin Edi Rama. Thirrja ime është: Arben Ahmetaj të bëhesh i penduar i drejtësisë. Ke vjedhur edhe ti, por ke vetëm një rrugë; të zbërthesh para kombit tënd të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale”, është shprehur Berisha. Ish-Kryeministri tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit. “Arben Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësve. Arben Ahmetaj ka firmën në tranferimin e fondit të emergjencës për Elbasanin dhe Fierin. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe me firmë të gjithë procedurat anti ligjore,. Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mirel Mërtirin dhe Klodjan Zoton. Por duhet të themi këtu se krye autori i aferës 600-700 milionëshe në total nuk mund të realizohej vetëm me firmën dhe insistimin e Arben Ahmetajt. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 dhe autori kryesor i kësaj me afere”, tha Berisha. Duke folur për çështjen e inceneratorëve Sali Berisha e pati një debat në distancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Ish-Kryeministri e akuzoi Manjën se ka firmosur aferën e inceneratorëve, ndërkohë që ministri i tha se ministrat e tij kanë firmosur për Gërdecin.

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV