Veliaj: Tirana sot ka disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me punonjës të Policisë Bashkiake, Zjarrfikëses, IMT-së, UKT-së, AMK dhe institucioni të tjera, për t’i dhënë disa porosi, por edhe për t’i falënderuar sepse falë punës së tyre, imazhi i qytetit ka ndryshuar plotësisht.

Gjatë takimit në Teatrin Veror të Tiranës, Veliaj tha se falë modernizimit të Policisë Bashkiake, por edhe institucioneve të tjera të rëndësishme të bashkisë, Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë, rregull dhe respekt për uniformën, si kurrë më parë në gjithë këto vite tranzicioni.

“Për një polic bashkiak, kur organizohet Dita e Verës, apo aktivitete të mëdha, shtohet numri i incidenteve, ashtu siç shtohet volumi i punës edhe për zjarrfikësit, të cilët meritojnë gjithë përkrahjen dhe mirënjohjen tonë për punën heroike që bëjnë. Për të gjithë ata që punojnë dhe merren me pastrimin, nuk ka rëndësi nëse është e shtunë, e dielë, Ramazan, Pashkë, Krishtlindje, apo Vit i Ri, ata duhet të jenë aty, që Tirana të jetë xixë. Si kurrë më parë, ky qytet nuk përmbytet më dhe kjo është e gjithë merita e djemve e vajzave të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Ne kemi sot një qytet ku nuk guxon kush të rikthejë kohën e zaptimit, të plehrave e vandalizmit, siç ndodhte para 8 vitesh. Sot më i forti është ai qytetar i Tiranës që respekton rregullat, respekton uniformat, paguan taksat dhe sillet si një qytetar i denjë i Europës,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se shumë prej këtyre trupave sulmohen dhe për këtë ai dha një këshillë: “Mund të ketë disa prej jush që më thonë: “Kryetar, po si t’ia bëjmë atyre që nuk binden?” Unë them se duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Unë i pari jam këtu që t’ju mbështes juve. Unë i pari jam këtu që t’ju them: nuk ka rëndësi cili portal vë gjoba, nuk ka rëndësi cili analist shqetësohet nga një gjobë se ka parkuar keq, nuk ka rëndësi cili politikan thotë “pse më keni bllokuar llogarinë bankare, se unë jam ‘filan-fisteku’ dhe taksat e mia mund të presin për më vonë, nuk jam si gjithë të tjerët që t’i paguaj në afat”. Unë them se detyra juaj është që të bëni punën që keni marrë përsipër dhe të nderoni uniformën e Policisë Bashkiake, e Zjarrfikëses, e IMT-së, e Financave, e UKT-së, e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Kjo është detyra juaj!”

Lexo edhe :  Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se falë vendimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale e në proporcion me të, edhe të pagave të tjera, nga 1 Prilli do të rriten pagat edhe për punonjësit Policisë Bashkiake dhe zjarrfikës të qytetit. “Jam i lumtur që, duke filluar nga data 1 Prill, do të fillojë rritja e rrogave. Kjo do të thotë të përfshijë edhe pagat e zjarrfikësve, që ka qenë edhe një nga komunitetet më të diskriminuara, duke qenë se fillimisht ishin në nivelin e qeverisë qendrore, pastaj shkuan në nivel të bashkive. E njëjta gjë edhe për ndërmarrjet e bashkisë. Unë besoj se me rritjen e pagave, kemi sjellë vërtet një lajm të mirë këtë pranverë,” u shpreh Veliaj.

Të fundit

Juristja ‘shkarkon’ Berishën/ Ditën që certifikohen zgjedhjet, s‘është më kryetar partie!

Për juristen Brisida Gjikondi, Sali Berisha nuk e ka aspiruar të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Në studion e Real...

“Erdhët si të fortë, na dolët lepuj!”/ ‘Plas sherri’ mes Pjerin Ndreut dhe Gjin Gjonit

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë...

‘Rezultati më i madh në historinë e PS’, Braçe: Rrezikohet demokracia? Aspak!

Erion Braçe, i cili rezulton në mesin e kandidatëve më të votuar në Tiranë, tha se PS ka shënuar rezultatin më të mirë të...

Kaq ishte!

Nga Enriketa Papa Kaq ishte! I qendrova besnike bindjes sime qe prej 9 shtatorit 2021, qe Berisha nuk e sjell PD ne fitore. Sanksionimi i tij...

Nuk i erdhën në takim, prindërit i çuan një letër Albës: Çfarë shkruhej në të?

Pavaresisht se prindërit e Albës nuk u paraqitën në studio për t’i bërë një surprizë vajzës së tyre, duke shkaktuar dhimbje emocionale tek ajo,...

Lajme të tjera

Web TV