“PD është në pikën më të dobët në 32 vite”/ Spahiu tregon se kur do të bashkohet opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se opozita shqiptare do të bashkohet një ditë por pa Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania ai nënvizoi se opozita shqiptare është në pikën më të dobët në 32 vite.

Ndër të tjera Spahiu theksoi se Sali Berisha nuk ka zgjidhur problemet personale e jo më problemet e opozitës.

“Opozita shqiptare është në pikët më të dobët të 32 viteve. Opozita duhet të bashkohet. Opozita do të bashkohet një ditë por bashkimin e opozitës nuk duhet ta bëjë Berisha.

Opozita do të bashkohet një ditë pa Berishën Një kryetar që nuk zgjidh hallet e veta nuk do të zgjidh hallet e Shqipërisë.

Një Berishë që nuk zgjidh problemet personale nuk do të zgjidh problemet e Shqipërisë. Berishës i ka humbur treni kohor i jetës së tij. PD  zyrtare me vulë ashtu si PD zyrtare pa vulë kanë të njëjtin koncept.

PD me vulë nëse nuk hapet jashtë strukturave të saj, qarkullon me ata emra ajo vetëm do të zvogëloj veten e saj, do të vij drejt shpërbërjes dhe do të jetë e pamundur që të bashkojë faktorin opozitar.

Të jesh kryetar i PD-së nuk do të thotë se je kryetar i opozitës.

Alibeaj nëse është anti-Berishë duhet të demonstroj se ka një strategji dhe një vizion ndryshe nga Berisha.

Unë do të vlerësoj 14 Majin për të parë rezultatin e PD-së me vulë dhe PD-së pa vulë. Padyshim luftën me Ramën e kanë humbur dhe në zgjedhje ata luftojnë njëri-tjetrin”, tha ai.

Të fundit

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Pandi Laço ironizon Gonxhen: Takon kineastët, por për ne të zhanreve muzikore…

Skenaristi Pandi Laço ka mësuar se ministri i Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja është takuar me kineastët, dhe publikisht i bën thirrje të takojë...

Lajme të tjera

Web TV