“Rama i bën emërimet si Enver Hoxha”/ Berisha nga Berati: Kandidatët janë rreze shprese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Berati, ku ka prezantuar prezanton kandidatin e tij për për Bashkinë e këtij qyteti, Zija Ismaili, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Rama ka kapur drejtësinë në vend. Sipas tij rendi dhe siguria në vend janë në dorë të bandave.

“Askush nuk fiton procese gjyqësore përvecc Edi Ramës. Sot rendi dhe siguria janë në duart e bandave të Edi Ramës. Policia nuk ekziston, ligji nuk është ligji i votuar në Kuvend por ligji i mafias, ndaj edhe vritet qytetarja duke punuar dhe plagoset fëmijë në banak”, tha Berisha.

Duke folur për zgjedhjet lokale Berisha tha se emërimet e Ramës për kandidatë të bashkive janë kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha. Ai tha se kandidatët e primareve janë rreze shprese dhe burim drite.

“Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë.

Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd”, tha Berisha.

Sipas tij të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin.

“Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi”, vijoi ish Kryeministri.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV