Janë publikuar pamjet tronditëse pranë godinës së Top Channel që u godit me armë dhe për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Koka, 60 vjeç.
Në pamje duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës.
Drejt godinës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja.