Reshje shiu dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore. Por orët vijuese të paradites pritet të sjellin zhvillime të përkohshme të vranësirave në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke gjeneruar shira të pakët.

Ndërsa në pjesë e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta të shiut.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Maqedonia e Veriut

Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe në MV. Paraditja në MV do të ketë mbizotërim të vranësirave të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të zhvillohen në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu, KU në zona të izoluara do të jenë edhe mesatare.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në Veri dhe Lindje të kontinentit vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Gjithashtu një front i pasur me lagështirë do të përfshij rajonin e Ballkanit duke gjeneruar reshje shiu dhe do të ketë rënie të temperaturave të ajrit. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Të fundit

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të...

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i familjes, Fabio Marchioni, 36 vjeç,...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Lajme të tjera

Web TV