test

Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Publikimi i listave për këshillat bashkiakë, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka një marrëveshje e cila praktikisht shkrin “Foltoren” e Sali Berishës brenda ish- LSI.

Dy të tretat e pjesës së mundshme fituese të listës së koalicionit të tyre në Tiranë janë nga ish-LSI, çka tregon se marrëveshja për koalicionin, ka funksionuar përmes një procesi poshtërues për demokratët e Berishës.

Argumenti se koalicioni u bë nga nevoja për “vulën” është qesharak. Koalicioni u bë nga nevoja që ka Sali Berisha që në këto zgjedhje të shkatërrojë çdo ishull opozitar në vend, duke e kthyer opozitën në monopol të dyshes Berisha- Meta/j.

Partia Demokratike zyrtare i ofroi Berishës pa e poshtëruar që kandidatët e tij të regjistroheshin nën siglën e Partisë Demokratike, duke ruajtur kështu dinjitetin e demokratëve. Ai jo vetëm që nuk e pranoi, duke e quajtur provokim, por i strehoi kandidatët e partisë gjoja anti-komuniste nën firmën e Ilir Meta/j, një i akuzuar për bashkëpunëtor Sigurimi, dhe i shiti atij dhe gjithë listën e këshillave bashkiakë.

Në Tiranë gjithë lista e mundshme fituese është me njerëz të LSI dhe pjesa tjetër me demokratë të Berishës, që janë nën kontrollin e Ilir Metës/aj. Askush që nuk e do Ilir Metën/aj, nuk është në pjesën fituese të listës.

Kjo është përtej shprehjes popullore që Berisha “për një plesht djeg gjithë jorganin”. Në këtë rast ai ka djegur gjithë demokratët vetëm që të bashkëjetonte me një plesht si Ilir Meta/j, dhe jo të kandidonte me vulën historike të Partisë Demokratike.

Dhe këtu ka një strategji që ka nisur prej kohësh. Qysh më 6 mars Berisha zgjodhi Ilir Metën/aj, si partner në koalicion, për t’i mësuar demokratët me idenë që ai do të jetë pasardhësi i tij. Gjithë fushata e 6 marsit bëhej nën thirrjet që të votohej PD në një fletë votimi ku partia e vetme ishte LSI.

Lexo edhe :  Vula u zgjidh, çeshtja e pushtetit jo!

Në këto zgjedhje është e njëjta histori. Sali Berisha del e flet në mënyrë të paligjshme në emër të PD, ndërsa kandidatët për kryetarë i ka futur nën firmën e Ilir Metës/aj, ndërsa listat ja ka shitur të gjitha atij.

Në fund të procesit, kur të llogaritet rezultati proporcional, marrëveshja është e tillë që do të quhet 50 për qind vota të Berishës dhe 50 për qind të Ilir Metës/aj. Kjo është shitja zyrtare e rezultatit të PD historike tek Meta/j.

Pra më 15 maj në rezultatet zyrtare, “Foltorja” e Berishës dhe Partia e Lirisë do të jenë dy gjysma të barabarta , pavarësisht se kush ka pasur peshë në atë rezultat.

Dhe kjo do t’i hapë rrugë për të ardhmen “Foltores” që ta pranojë Ilir Metën/aj, si pasardhës zyrtar të Berishës në atë parti, pasi është njeriu që trashëgon gjithë arsyet dhe problemet përse Berisha shkatërroi Partinë Demokratike për të bërë një bllok të ri opozitar, qëllimi kryesor i të cilit është të marrë monopolin e opozitës shqiptare.

Këto janë zgjedhjet më politike të tij, pasi në këto zgjedhje atë e shqetëson më shumë një kandidat dhe një votë për Partinë Demokratike, se sa 800 mijë vota për Edi Ramën.

Ai thjesht do që pas tij të mos ketë më PD. Dhe për të qenë i sigurtë dhe në varr, po u lë Ilir Metën/aj.

Të fundit

Zvicër/ 100 liderë botërorë mblidhen sot në përpjekje për planin e paqes në Ukrainë!

Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh...

Gëzim Baruti ngjall babanë e esseistikës Mishel dë Montenj me një shqipe të kulluar

Nga Shpendi Topollaj Emrin e Mishel dë Montenjit e kam dëgjuar së pari falë një rastësie fatkeqe. Ishte koha e çmendurisë komuniste, kur pushteti diktatorial...

Komprometimi kulturor

Ese nga: Bujar Meholli Modalitetet kitsch që ofron shoqëria bashkëkohore, thellësisht komercialiste, lënë peng kulturën, intelektin, dhe e zgjasin amullinë. Javë më parë ishte...

Vula e PD-së, ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit. Ajo vendosi më 11 qershor...

Non- grata/ Berisha merr vulën, SHBA i “vë vulën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me Sali Berishën, duke konfirmuar se statusi i tij si non-grata...

Lajme të tjera

Web TV