PD me listë të pjesshme në zgjedhje/ Sula: Ndjej keqardhje për situatën që është krijuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet i keqardhur për faktin se kjo forcë politike do të garojë me listë të pjesshme në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Sula u shpreh se nuk e di numrin e kandidatëve që PD do të ketë për kryetarë të bashkive.

Sipas Sulës, kjo nuk është një situatë normale dhe shtoi se të dyja grupimet në PD duhet të arsyetojnë e jo të veprojnë me inat.

“Sinqerisht, unë ndjej keqardhje për situatën që është krijuar. Nuk e kam një informacion të saktë sa i përket numrit të kandidatëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit

Qëndrimi im ka qenë i qartë, një qëndrim që bashkë me shumë kolegë të tjerë, në kushtet që ndodhet PD do ishte mirë që ne si PD të mos garonim me kandidatë kur jemi dy pjesë.

Edhe ata në krahun tjetër janë demokratë. Sa i takon vulës apo siglës, do ishte e logjikshme që PD të luftonte për Këshillat Bashkiakë në 61 bashki.

Në këto rrethana, kjo është një situatë jo normale. Sinqerisht nuk di çfarë të them më shumë, duhet të prevalonte arsyeja. Kjo nuk është normale”, theksoi ai.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV