Renis Gjoka flet për planet e zgjerimit të familjes: Do bëhem baba për herë të dytë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari Renis Gjoka do bëhet sërish baba i një vajze. Rokeri ka zbuluar se foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti dhe do lindë jashtë Shqipërisë. Ai tregoi se është i lumtur që fëmija i dytë do jetë vajzë dhe se emrin e vogëlushes nuk e ka zgjedhur akoma, por që ka disa alternativa. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, Renis Gjoka tha se nuk ndodhet pranë bashkëshortes për shkak të kontratave që ka në Shqipëri.

“Aura së shpejti mbush 4-vjeçe. Do bëhem baba për herë të dytë. Presim të vijë edhe bebi nga momenti në moment.

Është vajzë dhe jam shumë i lumtur që është sërish vajzë, nuk e diferencoj fare dhe jam shumë i lumtur. Mendoj që emocioni është i njëjtë i pritjes, por duke qenë me eksperiencë gjërat merren më me sportivitet. Emocioni i pritjes është i njëjti. Jam dedikuar plotësisht ndaj Aurës. Jam në një fazë të karrierës që më pret puna të bëj edhe pauza. Kam krijuar një lloj stabiliteti. Mendova që më e rëndësishme në këtë fazë  të jetës është prania tek jeta e fëmijës tënd. Dhurata më e bukur që mund t’i bësh fëmijës është koha, jo lodrat. Benefitet i shoh që sot, është fëmijë i rritur mirë dhe me dashuri, duke parë reagimin e saj ndihem krenar, shumë mirë me veten time dhe kam bërë zgjedhjen e duhur.

Me vajzën e dytë nga muzika nuk do shkëputem por do të organizoj kohën.

Nuk ia kemi vendosur ende emrin, kemi disa alternativa dhe ky është problemi, kemi 3 ditë që themi me bashkëshorten sot do e vendosim emrin kështu, sepse bashkëshortja ndodhet në një vend që është çik larg nga i joni.

Lexo edhe :  “Është e trishtueshme dhe tronditëse”, John Legend flet për gjendjen e Kanye West

Kur zgjohet ajo nga gjumi, këtij ka kaluar gjysma e ditës dhe ka tre ditë që nuk po e ndaj. Po sot do ja vëmë se s’bën. Edhe kur lindi Aura e kam takuar pas 10 ditësh, pasi lindi jashtë. E njëjta gjë do ndodh edhe këtë herë. Identike.

Nëse herën e parë e mora si vendimin dhe nuk e dija nëse më vonë do të kisha pengje, e vërtetova që jo. E njëjta gjë do ndodhë sërish, kemi zgjedhur që gruaja ta bëjë këtë sakrificë të madhe, është me familjen e saj, si edhe vajzën. Unë nuk mund të shkëputesha dot, as me Aurën dhe as tani, kam kontrata që duhet t’i përmbush dhe kam afate. Po rri për punë dhe s’do më mbetet pishman. Kur të lindë do vijë vajza këtu, kam problem edhe avionët. Lëviz nëpër vende që janë maksimumi 2-3 orë larg, kurse për vende që janë larg më duhet të rri atje 3 muaj të marr veten.

Dëshira është e madhe për shumë fëmijë, por jeta ecën, nervat konsumohen, besoj se mbyllim me kaq. Është edhe çështje moshe, jemi me bashkëshorten moshatarë, edhe orë biologjike s’ka. Do të doja shumë fëmijë, por duhet t’i kishim nisur më herët.”- u shpreh ai.

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV