Dëshmitari rrëfen sherrin ku mbetën të vdekur dy persona: U zunë se i tha pse më sheh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kësaj të mërkure Kavajën ku dy shtetas humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë.

Viktimat janë Altin Rexha nga Kukësi, i cili ka qëlluar me armë dhe Edmond Gosa nga Kavaja, i cili e ka qëlluar me thikë.

Ndërkohë, në banor i zonës ka rrëfyer për mediat momentin kur dy viktimat nisën të debatonin me njëri-tjetrin.

Ai tha se Altin Rexha kur ndodhi ngjarje ishte me një fëmijë të vogël në dorë. Qytetari tregon se Rexha me Gosën po debatonin dhe më pas dëgjoi krisma.

Ndërkohë, ai shtoi se të dy këta shtetas janë konfliktuar edhe më herët për motive banale.

“Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, ai malësori, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej. Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti”, tregoi ai.

Të fundit

Rama nga Elbasani: Prindërit të votojnë që t’u japin fëmijëve pasaportën europiane

Në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua prindërve të kësaj bashkie, këtij qarku e mbarë...

E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Ylli Pata  Nga sondazhet e transmetuara mbrëmë në disa televizione nga kompani të ndryshme, të gjitha prestigjoze, nuk se kishte ndonjë të re të madhe...

Xheneta fitoi gjyqin ndaj Drilonit, sfidë publike: “Hajde përballemi, a ke frikë?”

Pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, në lidhje me gjyqin me fituesin e "Big Brother VIP Kosova...

Kukës / Dhunohet një polic i qarkullimit, përfundon në spital me plagë të shumta

Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës sepse efektivi i ka ndaluar...

A do largohet Berisha nëse humbet zgjedhjet, ashtu si e parashikon statuti i PD?

Kreshnik Spahiu Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorja amerikane e dekretuar nga Donald Trump në Tiranë, paralajmëroi demokratët 3 vjet...

Lajme të tjera

Web TV