Ja çfarë ndodh me motin duke filluar nga nesër

Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 0 deri 13°C

në zona bregdetare 7 deri 20°C

Ndërkohë më herët meteorologët kanë parashikuar se deri në 20 Prill nuk do të kemi pranverë të plotë.