Sizmiologu i njohur ngre alarmin: E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk ka ndarje zonale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet njësoj i riskuar.

Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë që pritet të publikohet në Nëntor të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot.

Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga aktivitetet sizmike.

“Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësire dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Harta e re është bazuar në atë që njihet sizmioteti i lëmuar ka informacion tektonik dhe duke qenë se Shqipëria është në një revolucion të këtyre kodeve. Do jetë pjesa bazale mbështetese për kodet anstisizmik që duhet të ketë Shqipëria”, thotë sizmiologu Edmond Dushi.

Në hartën e re sizmike, do të rekomandohet që ndërtimet duhet të bazohen tek eurokod 8 për të përballuar tërmete me magnitudë të lartë.

Sizmiologu Edmond Dushi: Këtu bëhet fjalë për termete tipike të Shqipërisë të cialt janë mbi 8 ballë, që janë tërmete dëmtuese për tërritorin e Shqipërisë.

Sizmiologu Llambro Duni: Harta e re sizmike e bazuar në eurokode 8 që eshtë standard i përparuar europian. Shumë shpejt do të vemë në punë 10 stacionet e reja.

Sipas ekspertëve, 26 Nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e fortë janë prezent në Shqipëri.

Megjithatë për sizmiologët fakti që i gjithë rajoni, përfshirë dhe Shqipërinë, ka aktivitet të ngjeshur sizmik nuk është shqetësues.

Lexo edhe :  “Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret

Sizmiologu Llambro Duni: Territori shqiptar shquhet për mikrotërmete dhe tërmete të vegjël nuk përbëjnë problem, është çlirim energjie në të gjithë territorin, nuk është në një zonë të caktuar që të jetë e përqëndruar diku, nëse do ishte kështu do përbënte shqetësim për aktivitetin sizmik.

Të fundit

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Lajme të tjera

Web TV