“Ditët më të mira i kemi përpara”/ Veliaj shtron Iftar për besimtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë, që i bën të gjithë më të dashur dhe më pozitivë me njëri-tjetrin.

“Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha Ramazanit.

Kështu do të kishim një qytet, një shoqëri, një vend edhe më të begatë, më të bekuar, një shoqëri edhe më të dashur, me njerëz më tolerantë. Ndaj, uroj që çdo ditë e këtij qyteti, çdo ditë e kësaj shoqërie, çdo ditë e jetës sonë, të jetë një ditë që jetohet me këtë zell, me këtë përkushtim, me këtë çiltërsi, e me këtë dinjitet”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj shtoi: “Ditët më të mira i kemi përpara! Por kur mendoj se jam ndoshta i fundit i asaj gjenerate që fenë e kishte të ndaluar, besimin e kishte të ndaluar, organizimi i iftarit do e çonte të gjithë këtë grupim prapa hekurave në ato vite, aty kuptojmë sa kemi ecur.

Jo gjithmonë kemi punuar për të ecur përpara, por kemi ecur shumë, kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë. Ndaj, besoj që rrugëtimin dhe ditët më të bukura, dashtë Zoti dhe dëshira e tij do t’i kemi përpara. Faleminderit dhe Zoti jua pranoftë!”

Të fundit

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit,...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Lajme të tjera

Web TV