Kuvendi/ Tabaku-Ibrahimajt: Rindërtim për fushatë. Ministrja: Na pengoi pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka zhvilluar një interpelancë me ministren e financave Delina Ibrahimaj në lidhje me transparencën në përdorimin e fondeve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Sipas Tabakut afati për përfundimin e procesit të ndërtimit ishte viti 2021 ndërkohë që vijon ende  dhe mungon transparenca e fondeve të përdorura.

“Ndërkohë që flasim nuk ka asnjë informacion sa është fondi që është shpenzuar, sikundër na mungojnë të dhënat për kostot e këtij procesi. Sa është fatura e rindërtimit në total, sa është vlera e fondeve të vendosura me vendime të këshillit të ministrave. Në tre vite e gjysmë nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është kjo vlerë”.

Por sipas ministres Delina Ibrahimiaj procesi nuk përfundoi në afatin e parashikuar për shkak të pandemisë ndërsa theksoi se të gjitha shifrat janë transparente.

“Dalja këtu në foltore duke recituar shifra që nuk dëgjohen, duke thënë të pavërteta. Më pyetët sa është kostoja totale e rindërtimit, ju ktheva përgjigje. Është 117.6 mld lekë, që vijnë nga totali i vendimve të Këshillit të ministrave”

Deputetja Tabaku ngriti një sërë pikpyetjesh edhe në lidhje me koston e ndërtimit.

“U koordinuan vetë nga BE, dhe u zbatuan nga vetë ato me kosto shumë të ulëta. Pse ndodh kjo mospërputhje kostosh”

Ibrahimaj kërkoi shifra dhe fakte konkrete për këto akuza që sipas saj nuk qëndrojnë.

“Një tjetër gënjeshtër e madhe. Unë ju ftoj, që kur hidhni këto sypozime të vini me shifra me projekte konkrete, me sipërfaqe konkrete”      

Për përfundimin e procesit të rindërtimit gjatë vitit 2023 ëshët parashikuar një fond prej 5 miliardë lekësh.

Të fundit

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politikë të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm në orën 20:30 drejtuesit politikë të...

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit publikon njoftim të rëndësishëm

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen...

Franca kërkon sanksione të reja për të mposhtur ekonominë ruse

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të hartojnë sanksione të reja për të “mbytur” ekonominë e Rusisë , në mënyrë që ta detyrojnë Vladimir...

Don Kishot Berisha, njeriu i cili sfidoi Perëndimin me një gërdallë-parti

Pas zgjedhjeve të 11 majit, edhe një herë kuptuam atë që e kishim kuptuar me vite: Sali Berisha dhe Flamur Noka janë Don Kishoti...

16 maji, Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e PD-së do të mbahet më 16 maj...

Lajme të tjera

Web TV