Rritje pagash para ’14 majit’/ Celibashi: Ka ndalime vetëm për zgjedhjet e përgjithshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës ditën e djeshme për vendimet pas mbledhjes së qeverisë për të dhënë një shtesë prej 5 mijë Lekësh për pensionin herën e ardhshme si dhe reformën për rritjen e pagës mesatare në 900 Euro brenda 2 vitesh.

Kryekomisioneri Celibashi është shprehur se ndalime në Kodin Zgjedhor për premtime para zgjedhjeve parashikohen vetëm në rastin kur zhvillohen zgjedhje të përgjithshme.

Pyetje: Sipas jush, 2 vendimet që Rama i bëri me dije ditën e djeshme, a janë në shkelje të vendimit të marrë nga Komisioni Rregullator, i cili bën me dije se janë të ndaluar veprimtaritë që nuk janë të përfshira në planin buxhetor?

Ilirjan Celibashi: Në momentin që ne do të kemi aktin publik, kur të jetë momenti do të duhet të disponojmë vendimmarrjen në lidhje me atë proces që do të ndodhë. Do të duhet të shikohen si veprohet me ligjin apo me Kodin Zgjedhor ku ligjvënësi e ka vlerësuar nëse një akt apo një tjetër e dënon. Se përse ligjvënësi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve për Kuvend këtë përkufizim, këtë nuk di ta them tani dhe në këtë pozicion

Të fundit

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Lajme të tjera

Web TV