Investimi në Spitalin e Traumës/ Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në korpusin spitalor të Spitalit Universitar të Traumës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri, i ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore.

“Pas përfundimit të Spitalit Qendror në QSUT, një vepër tjetër e rëndësishme po përfundon, investimi në godinën e sëmundjeve të brendshme në Spitalin Universitar të Traumës.

Ky spital intern ka të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore që ne duam të kenë spitalet tona, për të ofruar shërbime dinjitoze ndaj pacientëve. Eshtë një spital, i cili ka kapacitete prej 60 shtretërish, me mundësi për t’u zgjeruar.

Për herë të parë ne kemi edhe një investim në këtë godinë përsa i përket shërbimit të konsultave”,- tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët e Spitalit të Traumës, Ministrja Manastirliu nënvizoi se nga muaji tjetër, do të kemi një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialistë, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë.

Gjithashtu edhe për mjekët dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor do të rritet në masën 7% këtë vit.

Në Spitalin e Traumës, ka përfunduar investimi në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, ku janë rritur kapacitetet dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim të qytetarëve me standardet më të mira, me një kapacitet me 60 shtretër.

Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qëndror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Të fundit

Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

Vitjon Nina Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin...

Mesdheu si pishinë/ Deti arrin 30°C, shkencëtarët të alarmuar

Pushuesve mund t’u duket perfekt për not, por rritja ekstreme e temperaturave në Detin Mesdhe po alarmon shkencëtarët. Ngrohja e ujërave ka arritur nivele...

Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT...

Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Mediat kanë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e...

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC). Tërmeti u regjistrua në një...

Lajme të tjera

Web TV