Mëngjesi nis me kthjellime, ja si ndryshon moti pasdite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte.

Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Republika e Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë të gjithë ditës, ku kthjellimet parashikohet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore të vendit.

Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të shtohen gradualisht në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe në Lindore të vendit.

 

 

Deri në orët e pasdites një pjesë e mirë e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa orët e mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e MV, duke bërë që në orët e vona të natës i gjithë vendi të jetë në dominimin e motit të vranët

Lexo edhe :  Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet e motit në pjesën më të madhe të kontinentit duke sjellë në Evropën Lindore dhe vendet Nordike vranësira dhe reshje në formë dëbore.

Gjithashtu Britania e Madhe dhe Qendra e kontinentit parashikohet të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqitet Jugu i kontinentit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në perëndim të Ballkanit.

Të fundit

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Lajme të tjera

Web TV