S’ka punonjës për furrat/ Paralajmërohet sërish rritja e çmimi të bukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Shtimet e pagave kanë vështirësuar gjendjen te disa furra buke, të cilat kanë njoftuar për rritjet e para të çmimeve të bukës.

Në Berat një furrë buke ka lajmëruar se nga 1 prilli çmimet e bukës do të rriten nga 10 deri 20 lekë, për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive së gjetjes së punonjësve.

Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se rritja e çmimeve është individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.

Peshkopia gjithashtu nënvizoi se mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në rrethe është prezente edhe për prodhuesit e bukës.

Sipas tij për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi prej muajit shtator të vitit të kaluar në mënyrë të herëpashershme kanë rritur pagat e punonjësve. Drejtuesi i shoqatës thekson se prej vitit të kaluar pagat janë rritur 20 deri 80%.

“Për shkak të largimeve të popullatës për të mbajtur pozicionet e profesionistëve furrat e bukës kanë rritur pagat e punonjësve duke i çuar në nivelin mbi 50,000 lekë në muaj . Rrogat për shitëset dhe furrtarët janë rritur 20 deri 50%.

Për pozicionin e furrxhiut që është punëtori më kyç, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja më e lartë ka qenë për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%, pasi është shumë e vështirë të gjesh punonjëse pastrimi”, pohoi z. Peshkopia.

Lexo edhe :  Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Aktualisht çmimi i bukës masive është 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator 2021, ku çmimi i bukës masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë (rritja 14%).

Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë (rritja 25%). Ndërsa në disa rrethe, si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës arriti në 120 lekë. /Monitor/

 

Të fundit

“Do t’i caktojë vetë gjyqtarët”/ Zbulohet strategjia e Berishës: Po bën lojën e fundit

Avokati Romeo Kara thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkon të zvarrisë gjyqin, lidhur me dosjen “Partizani”. Në një intervistë...

‘Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri sot tha se do...

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për një naftësjellës të ri

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin,...

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak se gjysma. Familjet që jetojnë...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

Lajme të tjera

Web TV