Ambasadori i ri i SHBA që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. “Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian”, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qëndrueshëm. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Lexo edhe :  Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. /VOA/

Të fundit

Gjumi letargjik që ka zënë Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë!

Nga Spartak Ngjela Po qeveria Rama, çfarë po bën. Kur në një shoqëri që jeton në shtetin e vet; gjendja shoqërore...

Kozmonautja Valentina Tereshkova gruaja e parë që doli në hapësirë

Valentina Vladimirovna Tereshkova lindi më 6 mars 1937, në Maslennikovo, një fshat i vogël pranë Jaroslavlit, Rusi. Ajo vinte nga një familje e thjeshtë...

Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka analizuar zhvillimet e fundit të konfliktit mes Iranit dhe...

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe po bëjnë thirrje për qetësim...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Lajme të tjera

Web TV