Chelsea e ka të vështirë të ngrejë kokë. Londinezët u mposhtën 0-2 nga Aston Villa dhe çojnë drejt zeros shanset për të zënë një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.
Chelsea e nis keq sfidën me Aston Villan në “Stamford Bridge”.
Blutë e Londrës u ndëshkuan në minutën e 18-të të takimit, pas një gabimi të pafalshëm të Cucurellas, që në tentativë për të ndalur topin me kokë, i jep një asist sulmuesit mik, Watkins, që nuk mund të gabonte përballë Kepas, 0-1.
Chelsea has vështirësi për të shkuar te goli, madje pak pasi nisi pjesa e dytë pësoi një tjetër gol, që mban firmën e McGinn, 0-2.
Chelsea kështu renditet në vendin e 11-të në kampionat, shumë larg pritshmërive. Aston Villa pozicionohet dy vende më mirë.