2 prilli/ Berisha-Alibeaj, në sulm mes vetes, harrojnë kundërshtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri, Sali Berisha,ishte dje në Shkodër ku ka përkujtuar masakrën e 2 prillit dhe shigjetoi Alibeajn si njeriun e Ramës. Nga ana tjetër Alibeaj e quan Berishën si politikan me mendësi komuniste. Vijojnë akuzat mes tyre dhe harrojnë kundërshtarin Rama.

Në kulmin e fushatës elektorale inatet në PD sa vijnë e shtohen, ku ish-bashkëpunëtorët e ngushtë janë kthyer në “armiq politik”. Edhe ditën e djeshme kanë vijuar akuzat me Berishës dhe Alibeajt, ky i fundit kryetar i komanduar i PD-së zyrtare. Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku edhe kujtoi masakrën e 2 prillit tha se e ka të sigurt fitoren e Shkodrës në 14 Maj. Berisha u shpreh se 14 maji është një ditë e rëndësishme për demokracinë duke nënvizuar se fitorja e demokratëve në bastionin e veriut do të jetë e padiskutueshme. Po ashtu, ndërsa fliste për gazetarët pas ceremonisë, ai u shpreh i sigurt se Partia Demokratike do të dalë fituese në këto zgjedhje.“Asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj, hovin e saj për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë,” deklaroi ai.Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, Berisha vijoi t’i cilësonte si pengje të “të cilët po i shërbejnë Ramës.”“Binomi, Basha, Alibasha përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite. Pengjet më të keqpërdorura në historinë politike të Shqipërisë. Çdo votë për ta është votë për Edi Ramën. Nuk ka diskutim që ata faktojnë që nuk kanë merituar asnjë besim, asnjë mbështetje sepse janë persona që shkelmojnë në radhë të parë mbi veten e tyre. Sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, ËSHTË SHPREHRU Berisha përpara gazetarëve. Ish kryeministri u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të mos harrojnë që “geni i tyre është pluralizmi.”

Reagimi i Alibeajt

Nuk ka vonuar deklarata e Enkelejd Alibeaj pas akuzave të ish- kryeministrit Sali Berisha në Shkodër. Ai e ka quajtur Berishën një mendësi komuniste. “Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai,” shkruan Alibeaj në postimin e tij në Facebook. Kreu i demokratëve shprehet se demokratët duhet të respektojnë “çdo mendim dhe alternativë dhe jo t’i dorëzohet kultit të individit”. Alibeaj pavarësisht se nuk ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Shkodër ai ka mbajtur një qëndrim duke goditur dhe Berishën. “Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë!Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai”, është shprehur Alibeaj në statusin e tij në facebook. Ai shkruan se heronjtë e demokracisë hodhën rrënjët e Partisë Demokratike. “Ata që dhanë jetën në 2 prill në emër të lirisë dhe demokracisë së munguar për dekada meritojnë respektin dhe nderimin më të lartë sot. Në ditën kur ende zgjatimet e komunizmit përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve për interesat e tyre personale.Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të perulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet. Në emër të vlerave të së cilës ata u vranë pabesisht nga regjimi komunist. Vlerësimi dhe nderimi për jetën dhe veprën e heronjve të 2 prillit do të mbetet në themelet e vlerave mbi të cilat PD u ngrit. Ndaj sot reflektimi për këto vlera duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për të çuar në vend jo vetëm dëshirën por dhe idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën që sot të jemi të lirë në një vend demokratik. Për të respektuar çdo mendim dhe alternativë dhe jo për t’iu dorëzuar kultit të individit që na mbajti peng për gati 50 vjet”, shkruan Enkelejd Alibeaj në Facebook.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ

‘Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot,...

U paraqit në SPAK, Tom Doshi tregon arsyen: Normale të të thërrasë prokuroria

Tom Doshi u thirr këtë të hënë në SPAK. Pasi daljes, ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke treguar edhe arsyen...

Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e...

Ngatërroi marshin e makinës dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar...

Studimi për duhanpirësit: 1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë

Pirja e duhanit vetëm një cigare mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj me rreth 20 minuta, zbulon një studim shkencor. tudiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës...

Lajme të tjera

Web TV