Panairi i verës/ Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski, “elozhe” për “Open Balkan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte në Verona të Italisë, në panairin më të madh të verës në Europë, VinItaly, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantohen për herë të parë në stendën e “Open Balkan”. Bashkë me Alexander Vucic dhe Dimitar Kovaçevski, Rama theksoi se kur vjen fjala për procesin e integrimit në BE, vendet janë të prirur të përbushin detyrat.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të “Open Balkan”. Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere. Kryeministri shqiptar përmendi sërish rëndësinë e “Ballkanit të Hapur” duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.Nga panairi më i madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë, Rama tha është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve”.“Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, tha Rama. Kryeministri përmendi Kosovën si shkaktarin e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se kjo është arsyeja për të folur më shumë, jo më pak, ndërsa shtoi se Kurti tani është shumë më i hapur për bisedime se më parë. “Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Rama.Në përfundim kishte edhe një mesazh për tre vendet e tjera, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi që pret të bëhen sa më shpejt pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur. “Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë”, përfundoi Rama.Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një ndër çështjet që do të flitet në takimin e radhës të Open Balkan në fund të majit. Rama zbuloi se një fokus të veçantë do të kenë bisedimet me vendet si Gjermania po shtetet e tjera të mëdha, për vrullin e ri të forcës punëtore. Rama u shpreh se ky është shqetësim i tri vendeve.“Po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar bashkëpunimin me BE. Duke u siguruar që të ketë dialog shumë të qartë. Jemi të shqetësuar, për këtë vrull të ri në Evropë duke nisur nga Gjermania dhe forcat ejtera për krahun e punës. Po nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Dhe ky do jetë fokusi ynë në fund të majit…”, tha Rama. Gjithashtu ai përgëzoi gjithë punën e arrirë nga ky bashkëpunim tri palësh.“Jemi të tre këtu sepse ja kemi dalë të jemi pjesë e një manifestimi më të madh të një ndër prodhuesve të panaireve më të madh të Italisë. Për herë të parë jemi në ligën e kampionëve. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të folur për bujqësinë, prodhimin e verave, sfidat dhe ambiciet tona dhe po ashtu do jetë një mundësi për të krijuar kontakte, të vihen në kontakt me ata që janë më të mirët e prodhimit e verës në botë. Do të sjellim kupën e parë verore të fmëijëve në shkollë të mesme dhe në 9-vjeçare. E dimë që tani që Serbia do të fitojë…”- tha Rama.
Reagimi i Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se kanë biseduar se si të ndihmohen njerëzit e thjeshtë dhe si të hiqen të gjitha pengesat e të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve. “Ne folëm për shumë çështje të rëndësishme për të bërë gjithçka gati para fillimit të sezonit veror. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme. Ne folëm edhe për shumë çështje të tjera, si ato që kanë të bëjnë me guximin”, tha Vuçiç.Edhe presidenti serb përmendi shkëmbimin tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gjithnjë e më i madh dhe se është rritur me 50% në tre vitet e fundit. Megjithatë i cilësoi vonesat e kamionëve të mallrave në kufi si pengesë.“Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare”, tha Vuçiç.Po ashtu u shpreh se së shpejti pret përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të punës. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi.Po ashtu theksoi se janë drejt përfundimit të procesit për lëshimin e lejeve të punës që do të ndikojë në bashkëpunimin ekonomik.“Jam mirënjohës ndaj jush për shkak të faktit që edhe njëherë patëm diskutime të frytshme për çështje reale që nënkuptojnë jetën e qytetarëve të Ballkanit të Hapur. Diskutuam sit ë ndihmojmë qytetarët e zakonshëm që të heqim të gjitha pengesat e barrierat të mbetura në tregtinë e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve.Do të përgatisim gjithçka përpara nisjes së sezonit veror që do e bëjë më të lehtë për njerëzit që të qarkullojnë përmes kufijve të secilit prej vendeve tona. Diskutuam që bashkë me Maqedoninë e Veriut do i japim qytetarëve tanë kartat elektronike për pagesën e tarifave të vogla. Janë gjëra të vogla por nënkuptojnë vazhdimësi. Bëmë thuajse gjithçka lidhur me përfundimin e procesit për lëshimin e lejeve të punës dhe besoj do të jetë kur themeli për bashkëpunimin ekonomik të të gjithëve ne. Kemi rritur nivelin e tregtisë. Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare.Ka shumë gjëra të tjera. Edi do të organizojë panairin e bukës dhe të verës në Shqipëri. Duam të angazhohemi më shumë me njëri-tjetrin. Do të doja të ftoja Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të ftojnë qytetarët serb më shpesh”, tha Vuçiç.

Të fundit

“Madonna ishte vërtet e dashuruar me Sean Penn pavarësisht martesës së tyre të trazuar”

Martesa e Madonna dhe Sean Penn mund të ketë qenë e trazuar, por mbretëresha e popit ishte “vërtet e...

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I pari është Lefter Toçi, 41...

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e tij. Unë çështjen e kam...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmeritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

Lajme të tjera

Web TV