Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të çregjistrojë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha.
PS e ka bërë këtë kërkesë me pretendimin se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1997 për posedim të lëndëve narkotike.
Soacialistët i bëjnë apel KQZ-së të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës.
“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet ndër të tjera në dokument.