Gazetari ‘degjeneron’ kandidatin e Alibeajt/ E morët vulën, tani gjejini vend ku ta fusni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Armand Shkullaku ka “zënë ngushtë” kandidatin e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejkon, teksa ka debatuar me këtë të fundit për vulën e PD-së.

Shkullaku e pyeti Bejkon se për çfarë e duan vulën dhe i kërkoi të gjejnë vend ku ta fusin tani që ia morën PD-së së anëtarësisë.

Bejkos nuk i ka përlqyer kjo gjë dhe është “përplasur” me gazetarin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Pjesë nga debati:

Armand Shkullaku: Ore për çfarë e doni vulën ju? Se ja e morët, por duhet t’i gjeni vendin për ta futur!

Roland Bejko: Fol ndryshe, jo me gjëra që kanë disa kuptime.

Armand Shkullaku: Unë flas si të dua. Ky është mendimi im, duhet t’i gjeni vend vulës. Të marrësh përsipër përfaqësimin e 600 e ca mijë shqiparë, të thuash unë jam përfaqësues dhe ti lësh pa kandidatë, kjo nuk ka logjikë.

Dalim te ajo që ka ndodhur realisht. Kjo nuk ka qenë ecuria e një force politike “euroatlantike”, por një grup individësh që nuk i ka lidhur parimi. Një pejsë kanë qenë luajal ndaj liderit, një pjesë kanë votuar çdo ligj të Edi Ramës për ca interesa.

E dimë, kemi qenë edhe debat tjetër me zotin Bejko, kemi diskutuar edhe për 6 marsin. E dimë dhe ndodh për herë të parë që ti marrësh gjithë shqiparët t’i bësh për budallenj. E dimë kujt i takon përfaqësia. E dimë si u mbajt peng vula e PD-së. Po shkojmë në zgjedhje të manipuluara pa nisur akoma.

Roland Bejko: Nuk flas dot me të njëjtin regjistër se ku do të futet vula. Vula futet në kuti. Kujt i shërben kjo vulë? Ruajtjes së PD nga non-grata. Të mos bjerë në dorën e atyre që u larguan me turp nga pushteti.

Lexo edhe :  Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

 

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV