Gazetarja rrëfen me lot në sy historinë prekëse: Covid-19 më mori dashurinë e jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Odeta Gjevori, gazetarja e emisionit investigativ “Stop” mes lotësh ka rrëfyer humbjen e bashkshortin të saj nga Covid-19.

Partneri i saj prej 10 vjetësh, Juli, humbi jetën gjatë pandemisë së Covid-19 në moshën 35-vjeçare, ndërkohë kur fatkeqësia ndodhi vogëlushja e tyre ishte vetëm 2 muajshe.

Ajo ka treguar se pas humbjes së bashkëshortit ju desh shumë forcë për të marrë veten dhe se gjithçka ndryshoi.

Odeta Gjevori: Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim çikë më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.

Katerina Trungu: Ai ishte tridhjetë e…?

Odeta Gjevori: Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim…

Katerina Trungu: Paska qenë histori e gjatë.

Odeta Gjevori: Po, kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës  domethënë operator tek pulti, montazhier tek lajmet këtu në Klan. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar. Ka qenë dhe e bukur sepse qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim.

Katerina Trungu: 10  vite dashuri.

Odeta Gjevori: 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e  3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Ermelinda Ndoja: Është forca jote më e madhe për të vazhduar…

Odeta Gjevori: Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është. Duhet të kesh një partner i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera. Ka qenë pak situatë e vështirë por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë.

Lexo edhe :  Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Katerina Trungu: Ti  ishe në pritje të ëmbël gjatë…

Odeta Gjevori: Në pritje të ëmbël. Sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia. Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time por  edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë.

E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta. Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot.

Të fundit

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV