Një manual për të njohur kriptoberishistët në këtë fushatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Kriptoberishizmi është fenomeni i berishizmit të fshehur, që nuk shfaqet në formën e sinqertë të Edi Palokës apo Flamur Nokës, por në formë më të maskuar, që në thelb është i njëjti problem: Njerëz të marrë peng nga Sali Berisha.

Në raport me ata që kanë vendosur të heqin dorë nga të menduarit dhe të përsërisin broçkullat e Berishës, kriptoberishistët janë dhe më amoralë, pasi këta ndryshe nga të parët, e kuptojnë dëmin që Berisha po i bën opozita, por nuk kanë guximin të çlirohen prej tij.

Të parët në këtë listë natyrisht janë shumica e kandidatëve të Berishës, të cilët turfullojnë kur mendojnë se mund të humbasin prej Berishës, por ngushëllohen se kanë më shumë vota se ata të Alibeaj. Këta janë ata që ëndrrën e vetme kanë që “demokratët” t’ua dinë për nder kur të vdesë Berisha, që ata i shërbyen deri në fund dhe pastaj të marrin shpërblimin.

E vetmja gjë që harrojnë është se kur Berisha të mos jetë më, nuk do jenë më as rregullat poshtëruese që diktoi për karrierë politike Berisha dhe nuk do t’i hyjnë në punë njeriut. Thjesht do kujtohen siç kujtohet sot Hysni Milloshi, që i doli zot shokut Enver kur e hodhën poshtë të gjithë.

Edhe më qesharak në këtë histori do mbetet një ushtri e tërë fjalëshkruesish dhe fjalëfolësish ekranesh, që në këtë periudhë çdo ngjarje në vend e masin me kutin e Berishës.

Fjala vjen ,njëri thotë që ambasadorja amerikane ka dështuar si diplomate dhe ka turpëruar SHBA, pasi sulmon Berishën. E thotë këtë kur Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhe i del zot ambasadores dhe e lavdëron për punën e saj. A thua se fjalëfolësit e Berishës nëpër ekrane, përfaqësojnë një hierarki më të lartë se Blinken apo Escobar në SHBA dhe po i qajnë hallin SHBA.

Lexo edhe :  Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë...

Madje dhe kur gjykojnë aktorët e tjerë në tregun polik në vend, i gjykojnë në raport me Berishën. Pra të mirë janë ata që janë me Berishën, të tjerët janë regresivë. E thonë këtë për njeriun e certifikuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute, vajzë hajdute, djalë hajdut, qeveri hajdute te rrëzuar me 1 milion vota dhe që tani pas 32 vitesh shqiptarët duhet ta rikthejnë se duan këta.

E kuptoj që shumë prej tyre në fakt vajtojnë tek Berisha dështimin e tyre, por Shqipëria nuk ka problemin e tyre, ka problemet e saj.

Të tretët dhe më tinëzarë si kriptoberishistë janë këta kryetarët e partive aleate opozitare, që nuk janë në koalicion me Berishën, por që bëjnë përditë thirrje të votohen kandidatët e Berishës.

Të jesh ose jo me Berishën në këto zgjedhje, do të thotë thjesht të votosh ose jo kandidatët e tij. Berisha nuk është vet kandidat. Kështu që gënjeshtra që ne nuk jemi me Berishën, por jemi me kandidatët e Berishës, është thjesht një hipokrizi, një kriptoberishizëm, i negociuar madje nga vet Berisha me ta. Liria e vetme e tyre është të thonë që nuk jemi nën një sigël me Ilir Metën si Berisha, por jemi me siglat tona.

Për ti kuptuar lehtë kriptoberishistët në këtë fushatë, nuk duhet shumë mundim. Shikoni kur Berisha sulmon SHBA dhe ata nuk flasin, shikoni kur sulmojnë egërsisht vetëm ata pak kandidatë që ka vendosur Alibeaj, shikoni kur bëjnë sikur diskutojnë seriozisht për broçkulla të tipit transport urban falas, shikoni kur diskutojnë seriozisht për akuzat e Berishës që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe mbi të gjitha, shikojini kur nuk pyesin dot Berishën kur e kanë përballë për asnjë akuzë të faktuar ndaj tij. Janë thjesht ushtarët e poshtëruar te tij.

Të fundit

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin...

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar përgjatë gjithë...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

Lajme të tjera

Web TV