Chelsea është mysafir i Wolverhampton Wanderers për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 30-të në Premier League, por në stolin e tyre është rikthyer Frank Lampard – legjenda e klubit që ishte në krye të ekipit edhe pothuajse tri vite më parë.
Për këtë takim, Wolves do të jenë pa Ruben Neves që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Jonny që ka karton të kuq, ndërsa Chiqunho e Kalajdzic janë të lënduar.
Në anën tjetër,Blutë kanë mungesat si Cesar Azpilicueta, Armando Broja e Thiago Silva, që janë po ashtu të lënduar.
Formacionet zyrtare:
Wolves: Jose Sa, Toti, Nélson Semedo, Dawson, Kilman(c), Lemina, João Gomes, Daniel Podence, Nunes, Matheus Cunha, Diego Costa.
Chelsea: Arrizabalaga, James, Cucurella, Fofana, Koulibaly, Fernández, Gallagher, Kovacic(c), Sterling, João Félix, Havertz.