Rreziku nga teknologjia, Psikologët: Fëmijët marrin shembull prindërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin janë mbyllur këtë javë dhe nxënësit po shijojnë pushimet pranverore.

Por ashtu siç janë kyçur këto institucione arsimore, ashtu përgjithësisht mbyllen edhe fëmijët tanë nëpër dhomat e tyre me pajisjet e teknologjisë, duke shënuar një fenomen që psikologët e quajnë “Rënie Sociale”.

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi: Prindërit në përgjithësi ankohen se fëmija u qëndron gjithë kohën në telefon, ata nuk kanë interes për t’u angazhuar me aktivitetet familjare, për të ndarë një drekë me familjen, qoftë edhe për të marrë pjesë në ndonjë ditëlindje. Ndoshta kur kanë edhe njerëz të ftuar, mysafirë në shtëpi, fëmijëve nuk iu pëlqen që të dalin nga dhoma.

Duhet të kemi parasysh që fëmijët modelojnë. Problemi duhet parë tek shembulli I gabuar që japim. Nëse babai nuk është dakord që fëmija të mos jetë kaq I varur nga mjetet teknologjike, por të jetë më social, më I dashur, të komunikojë, të shprehi ndjenjat e veta, të shprehi emocionet e veta, por kjo gjë nuk ndodh, pasi babai duke I dhënë makinës mban gjithë kohën celularin, nëna duke gatuar flet dhe sheh telefonin, atëherë nuk mund të kemi pretendime.

Sigurisht që gjëja e parë vjen nga vetja. Nëse familja vendos disa rregulla, se si ata të komunikojnë, se si ata ta ndajnë drekën, kur fëmijët duhet të dalin në natyrë dhe të luajnë. Në atë kohë që prindi është me fëmijën, luan e bisedon me të, gjen bashkëmoshatarë të fëmijës, ka ndërtuar shumë tek ai fëmijë, qoftë nga ana psikologjike, qoftë nga ana emocionale. Do të harrohen mjetet teknologjike dhe do të ndodhë komunikimi.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV