E diela e ngjeshur për policinë e Tiranës, 13 arrestime në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse pushim dhe ditë feste, për policinë e Tiranës e diela ka qenë një ditë e ngarkuar. 13 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, si dhunë në familjes, posedim droge, vjedhje e aksidente.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis;
– S. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;
– T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë 2 produkte, në një qendër tregtare;
– A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kryer veprime të turpshme, ka kanosur dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës, dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular, në një dyqan;
– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Lexo edhe :  Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të udhëtimeve të sigurta

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Kombinat, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– J. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, B. B., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin D. K., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV