Falsifikoi vdekjen në burg, vrasësi jetoi një vit në luks me të dashurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasës që falsifikoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar burgut është arrestuar në Tanzani, pas rreth një viti arrati.

Thabo Bester, 35 vjeç, u quajt “përdhunuesi i Facebook” pasi përdori faqen për të joshur të paktën dy gra dhe u dënua për përdhunim dhe vrasjen e njërës prej tyre, sipas Sky News.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012, ndrsa majin e kaluar u raportua se vdiq nga zjarri në qelinë e burgut.

Por më pas u shfaqën raporte se ai ishte parë në Johannesburg dhe mostrat e ADN-së treguan se trupi i djegur në qeli nuk ishte i tij.

Javën e kaluar policia bastisi një shtëpi luksoze që Bester besohej se kishte marrë me qira në një periferi të Johanesburgut përpara se të ikte përtej kufirit në Tanzani.

Për gati një vit pas arratisjes së tij nga burgu, Bester jetoi në luks me të dashurën e tij Nandipha Magudumana, një mjeke e famshme, raportoi gazeta lokale e lajmeve GroundUp.

Policia ishte prej dy javësh në kërkim të tij, ndërsa operacioni përfundoi të premten kur Bester u arrestua së bashku me të dashurën e tij dhe një shtetas mozambikan që besohet se i kishte ndihmuar ata të kalonin kufijtë dhe t’i shmangeshin policisë.

Ata u gjetën me disa pasaporta false rreth gjashtë milje nga kufiri i Tanzanisë me Kenian.

Ka nisur procesi për ekstradimin e të treve në Afrikën e Jugut, ku pritet të përballen me disa akuza.

Ndërsa ishte në burg, Bester përdori një laptop që kishte për studime për të drejtuar disa akte kriminale.

Largimi i Besterit nga burgu ka ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të zyrtarëve, ndërsa të paktën tre zyrtarë janë shkarkuar nga burgu nga i cili u arratis Bester.

Lexo edhe :  Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Burgu i sigurisë maksimale menaxhohej privatisht nga firma e sigurisë G4S me bazë në Britani, por qeveria e Afrikës së Jugut ka marrë tani përsipër menaxhimin.

Të fundit

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka...

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit...

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për...

Lajme të tjera

Web TV