Humbin jetën 4 alpinistë, goditen nga orteku në Alpet franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet franceze. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

Incidenti ndodhi në akullnajën Armancette pranë malit të Bardhë në Francën juglindore rreth mesditës së ditës së djeshme. Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh, ndërsa sipas zyrtarëve nga prefektura Haute-Savoie, numri i të plagosurve është nëntë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të dashurit e tyre.

Para incidentit, vendpushimi pranë i skive Contamines-Montjoie publikoi një video në mediat sociale që tregonte një mur të madh dëbore që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja.

Resorti u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm nëse po dilnin jashtë pistave të përgatitura të skive.

Zyrtarët paralajmëruan se mund të bjerë edhe një ortek tjetër.

 

Të fundit

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Lajme të tjera

Web TV