Ish-kryeministri Sali Berisha në krah edhe të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë prezantuar dje në Elbasan kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Entuziazmi i PD-së së Berishës përqendrohet në Elbasan duke shpresuar tek figura e Boçit.
Në dy takimet e mbajtur sëfundmi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” janë parë që Sali Berisha dhe Ilir Meta të jenë bashkë në prezantimin e kandidatit. Pas Vorës, “bashkëkryetarët” e koalicionit kanë prezantuar në Elbasan kandidatin për kryetar bashkie Luçiano Boçin. Në Durrës dhe Elbasan duke nisur nga kandidaturat mjaft të forta PD e Berishës shpreson në një përmbysje të madhe, duke ua hequr nga duart bashkinë rivalëve socialistë. Berisha tha se zgjedhjet 14 majit, do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, ku sipas tij do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia. “Mirënjohje e pakufishme ndaj jush, ndaj qytetarëve të Elbasanit, kudo ku ndodhen sonte. Rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria. I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, zoti Noka, zoti Boçi, kryetar i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit, entuziazmi, prania e qytetarëve këtu, është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet sot mbarë shqiptarëve. Është mesazh i ndryshimit të madh, i pranverës së re të demokracisë, i fitores së pluralizmit politik dhe fitores së Boçit. Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit”, tha Berisha. Mes të tjerash Berisha ngriti në piedestal kandidaturën e Luçiano Boçit, ndërsa tha se nuk është ndjerë kurrë më krenar se sa sot. “Hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz të qytetarëve me procesin e Primareve. Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët për Luçiano Boçin dhe kandidatët e primarëve në mbarë Shqipërinë.”, shtoi Berisha.
Luçiano Boçi
Kandidati opozitar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi iu ka dërguar një mesazh qytetarëve elbasanas në çeljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata. “E thjeshta deri në madhështi; faleminderit për mbështetjen. Ky falënderim nuk e shpreh plotësisht mirënjohjen time për ju. Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari; nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë. E kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori të ardhmen. E kanë zhytur në korrupsion. Në vendim në të pasur mbi dhe, Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës. Në themel ka shpopullimin e Elbasanit he kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Por, kanë harruar një gjë, që Elbasani duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë. Është i rreptë në gjykim, i ngjan atij malit që brenda është një vullkan. Mikun e përkëdhel me fjalën mbret por veten e quan mësues. Kush nuk e vlerëson këtë vend, ikën i turpëruar me kokën poshtë. Elbasani është një djep për dijetarët dhe një varr për sundimtarët”, tha Boçi.
Ilir Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishën në Elbasan, ku u prezantua kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Në fjalën e tij, Meta tha se Boçi është përfaqësues i të gjithë opozitës qytetare elbasanase. Meta tregoi edhe objektivin e fitores më 14 maj, ku siç u shpreh ai Elbasani duhet të fitojë 7 me 0, pra në të gjitha bashkitë e këtij qarku. Kreu i Partise se Lirise theksoi nder te tjera, se Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. “Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luciano Boci vendosi të lërë mandatin e deputetit për ti kthyer qytetin elbasanasve. Faleminderit Luciano që ndeze flakën dhe shpresën e fitores tek e gjithë qytetaria elbasanase, e cila u nëpërkëmb në mënyrë mizore nga sekti i rilindjes. Prandaj sot nuk je përfaqësuesi i opozitës, por je përfaqësues i opozitës qytetare elbasanase. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Kur vija në qarkun e Elbasanit para dy muajsh thuhej, Luciano e merr, por bashkitë e tjera vështirë. Përpara disa javësh thuhej ndahej 4 me 3 ose 3 me 4. Sot nuk pranohet asnjë bashkie e humbur ne qarkun e Elbasanit”, tha Meta. Ai tha se rezultati në qarkun e Elbasanit duhet ti jap një mësim qeverisë Rama. “Qarku i Elbasanit duhet ti japë përgjigjen e merituar rilindjes, duhet të dalë 7 me 0 sepse rilindja e katandisë qarkun e elbasanasit të parafundit sa i takon nivelit të mirëqenies në Shqipëri dhe nën kampion sa i takon varfërisë. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të banditëve që zihen me grushte. Është krim të lëmë popullin e Librazhdit në dorë të atyre që luftojnë për tendera. Vendimi ynë është i padiskutueshëm, fitore për Luçiano Boçin që Elbasani ti rikthehet traditave më të shkëlqyera patriotike, atdhetarë, kombëtare. Fitore për Luçiano Boçin që të ndalim shpopullimin dhe të mbajmë të rinjtë dhe të rejat këtu në Elbasan dhe ti krijojmë mundësi këtu. Fitore për Luçiano Boçin, sepse Elbasani i ka dhënë arsim, dituri, shpresë dhe vizion gjithë Shqipërisë. Dhe Elbasani do t’i japë sërish arsim, dituri dhe shpresë gjithë Shqipërisë duke nisur nga 14 maji dhe duke zgjedhur përfaqësuesit dinjitozë”, tha Ilir Meta në fjalën e tij.
Flamur Noka
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se Partia Soçialiste kandidon në Elbasan një person si Gledian Llatja, që sipas tij e kapin me me shpulla e shkelma brenda zyrës. Komentet Noka i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi. Noka tha gjithashtu se Rama kërkon ta kthejë qytetin e Elbasanit në një qytet të djegur dhe të braktisur nga njerëzit. “Kjo energji tregon se Elbasani do të ndryshojë, të shkëputet nga kthetrat e “Rilindjes”. Elbasani nuk mund të rrijë më peng i mafies dhe i këtij regjimi. Si ka mundësi që ky qytet përfundoi kështu. Si ka mundësi që qyteti i Normales, i kulturës të kthehet në qytet që ka krim, korrupsion dhe mafie. Si ma mundësi që qyteti që studentët e kishin ëndërr të studionin këtu, në qytet të braktisur.