Mos kërko seks?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një femër. E gjatë. Bluxhinse. Të “shqyera”. Atlete të bardha. Alta moda!

Në kokë një kapuç. Pse?!
Ndaloi tre hapa para meje. Zgjati dorën, nga jashtë gardhit, para një tavoline. Ishin ulur katër vajza.

-Më falni 100 lekë?
-Xheni! Nuk të vjen turp që lyp?-I tha një nga vajzat, duke i lëshuar disa monedha në dorë!

Vajza nuk foli. Futi dorën në xhep. Nxori ca monedha. Zuri ti numërojë.
-Dreqi e mori! Duhen dhe pesë mijë lekë.

Nxora nga xhepi pesë mijë lekë. Ja zgjata. I përlau si e babëzitur. Më tha:

-Pini drogë zotni?
-Jo!

-Paratë më duhen për drogë?!
-E kuptova!
-Më duke futyrë e njohur?!…
Mund të më ofrosh një pije. Me një kusht: mos kërko seks?!

-Nuk besoj?! Më 1 maj mbush 75 pranvera.

U ulëm. Hoqi kapuçin! Ruana Zot! Kurrë nuk kisha parë fytyrë femre, të “mballosur” me pirsa. Pesë-gjashtë nëpër veshë. Në hundë. Në vetulla. Në buzë. Një në mes gjuhë!…
Porositi xhin. Edhe unë, për të mos u dukur demode. Nisi të flasi pa e pyetur:

-Fitova bursë. Për gazetari. Në Bullgari. Universitet i Sorosit. Pa filluar mirë shkollën, disa studentë nga Tirana, më ftuan në Pub.

Muzikë, pije, cigare. Të mbushura me marjuanë. Nuk pranova ta thith, kur cigarja bëri xhiron e parë. Në xhiron e tretë e provova. Nuk më shijoj…

Kjo skenë u përsërit disa herë. Pa pagesë…

Kaluan dy muaj. Një natë më ofruan edhe një pije. E ëmbël. Mu morën mentë.

Mu mbyllën sytë…

U zgjova në një krevat dopio. Në krah flinte një djalë…
Nuk ngihesha dot. Ndjeva dhimbje mes shalëve. Çarçafi ishte bërë me gjak.

Lexo edhe :  Këmisha e lumturisë që mungon.....

Isha çvirgjëruar…

-U zgjua djali. Ishte bullgar. Mora vesh, se bullgari djale bisesmeni, kishte paguar një grusht me euro, sepse isha e virgjër. Dy javë pashë parajsën me bullgarin. Të tretën javë u zhduk me një tjetër virgjëreshë…

Vazhdonte skenari i vjetër.

Por tashmë xhirot me cigare, kushtonte 10 euro…

Muajin e pestë nisëm të mblidheshim në një apartament. Djem e vajza. Drogë dhe seks. Droga dhe seksi kalonin “dorë më dorë”. ..
-Nisa të kërkoj para nga shtëpia. Justifikimi? Libra. Konsulta. Ushqime…Paratë për drogë kurrë nuk dalin…
-Nisa vitin e dytë. Disa javë shkollë. Pastaj gjumë ditën. Zgjuar natën…Mungesat në seminare u bënë tërkuzë…Më përjashtuan…

-U ktheva në Tiranë. Droga sheshit. Në fillim nëpër shkallët e pallateve. Me shiringa. Lugë e çakmak në dorë. Jo rrallë përfundonim nëpër apartamente. Drogë e seks kolektiv, varjant bullgar!

-Mund të shkëmbejmë telefonat?

-Me kënaqësi!

Kaluan dy javë…Alo!…

I bëra sms…

Pa përgjigje…
E persërita telefonatën javën e parë të prillit…

-Alo…Kush jeni?
-Jam një mik i Xhemit?
-Jam infermjer. Xhemi ka 10 ditë në spitalë. E gjeti policia të droguar dhe pa ndjenja në shkallët e një pallati…

Të fundit

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas...

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt që prej vitesh opozita ka...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Lajme të tjera

Web TV