Mbjellja e pemëve në Durrës, qytetarja-Ramës: Erdha me vrap, ta mbjellim bashkë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbjelljes së pemëve në qytetin e Durrësit ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiaken Emirjana Sakon për çeljen e fushatës elektorale, një e moshuaru ofrua për të mbjellë një pemë dhe për të dhënë mesazhin e rëndësishëm.

Duke theksuar se për 30 vite me rradhë kishte votuar PD-në, qytetarja falenderoi kryebashkiaken e qytetit dhe tha se nuk kishte rëndësi ndarja partiake kur bëhet fjalë për të ecur përpara.

Qytetarja: Unë s’jam e ftuar nga asnjë.

Rama: Ke ardhur vetë?

Qytetarja: Po, se 30 vjet kam votuar Partinë Demokratike

Rama: Ashtu?

Qytetarja: Po, të gjithë durrsakët e dinë që unë jam me PD-në. Kryetarja ku është?

Emirjana Sako: Unë këtu jam.

Qytetarja: Së pari dua t’ju them faleminderit që mbajtët fjalën për lagjen time. Se kur kam bërë takimin e parë më premtoi që këtë lagje do ta transformojë dhe unë ju betova që nëse do më mbash llafin, e unë të ndjehem njeri, unë do votoj për ju. Ja ça bëra sot. Unë nuk e dija se kryeministri do të vinte, e mora vesh rastësisht dhe shih si erdha. Me vrap! E dyta desha të jap një mesazh, ta japim të dy.

Rama: Po më thuaj.

Qytetarja: Nuk ka rëndësi nëse unë jam e djathtë, edhe ju jeni aq i djathtë sa jam unë, se vë në dyshim fare këtë.

Qytetarja: Ta mbjellim këtë pemën bashkë dhe t’u themi këtyre shqiptarëve: Ej nuk ka rëndësi jam blu apo e kuqe, rëndësi ka që ne ta duam njëri-tjetri dhe ta bëjmë këtë vend, se u lodhëm! Si thua?

Rama: Jam shumë dakord, hajde!

Lexo edhe :  Nuk ndalen ngjarjet kriminale në këtë fillim viti, breshëri plumbash edhe në Shkodër

Qytetarja: Nuk ka rëndësi nëse është blu apo i kuq, është kryeministri im. Nëse nuk arrijmë ta kuptojmë, nuk ecim dot përpara.

Të fundit

Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij...

Julian Lennon: “Unë nuk jam pjesë e rrethit të brendshëm të Beatles – nuk kam qenë kurrë”

Muzikanti dhe fotografi në arratisjen nga hija e babait të tij, duke shkruar një kujtim me një ndryshim dhe pse ditët e tij të...

I barabartë me një rrokaqiell 80-katësh/ Ky është vinçi më i madh tokësor në botë

Quhet SGC-250 , por në botën e ndërtimit njihet si Big Carl që nga nëntori 2018, kur u përfundua pas 14 muajsh punë. Për çfarë bëhet fjalë? Flasim per...

Vizitoni Afganistanin, vendin e kulturës, kriketit dhe grave të mbyllura në shtëpi

Kompanitë e specializuara të udhëtimit po përdorin eufemizma për të shmangur aparteidin gjinor Catherine Bennett Duke u mohuar grave afgane punë, arsimim dhe lëvizje të lirë,...

Vizita e “fshehtë” të Melonit në SHBA dhe takimi me Tramp

Giorgia Meloni mbërriti në Mar-a-Lago në orën 19.29 me orën lokale, pasi avioni u ul në Champino, në aeroportin e Palm Beach. Vizita u...

Lajme të tjera

Web TV