Si ndikon kafeja te sistemi nervor brenda 15 minutash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kafeina është një nga stimuluesit më të përdorur në botë. Kafeina shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, efektet e saj zgjasin zakonisht 8 deri në 14 orë në varësi të gjinisë, peshës, moshës.

Sipas ekspertëve, një sasi prej 250 mg kafeinë në ditë (2-3 filxhanë kafe) përmirëson përqendrimin, largon stresin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por kafeina ka një ndikim të fortë edhe në sistemin qendror nervor.

Si ndikon kafeina tek sistemi qendror nervor: 

Kafeina imiton një transmetues nervor që prodhohet gjatë ditës.

Ajo vepron kundër përgatitjes së organizmin për të fjetur.

Kafeina ndikon pikërisht tek receptorët e trurit dhe për pasojë njeriu është energjik dhe aspak i përgjumur.

A mund të kalojë njeriu në overdozë nga kafeina?

Siç e thamë më lart, kafeina është stimulues i fortë dhe përjetimi i mbidozës shoqërohet me simptoma si konfuzion dhe haluçinacione.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, thonë se një njeri që peshon 60 kg duhet të pijë maksimumi 2 filxhanë e gjysmë me kafe në ditë.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me pijet energjike që përmbajnë sasi të jashtëzakonshme kafeine.

Një sasi normale konsumi të kafeinës besohet të jetë deri në 400 mg në ditë.

Sidoqoftë, ndikimi i kafeinës në organizëm varet nga një sërë faktorësh dhe mbi të gjitha nga individi.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga kafeina, duhet ta bëni atë në mënyrë shumë graduale.

Duke qenë stimulues, heqja dorë prej kafeinës përcillet negativisht nga organizmi.

Nëse krejt papritur nuk pini kafe, do të ndiheni në ankth, të irrituar dhe të përgjumur.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Lajmi i mirë është se këto efekte anësore janë të përkohshme./AgroWeb

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV