Dëbora shkakton probleme në disa zona të vendit/ ARRSH apel shoferëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se reshjet e borës kanë zbardhur një pjesë të zonave malore në veri.

Sipas njoftimit mësohet se kalimi në Qafë Thore-Theth është pa vështirësi dhe pse bëhet thirrje për kujdes nga drejtuesit e automjeteve.

“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës.

Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje  pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore‍”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm për shkak të borës është bllokuar përkohësisht kalimi në rrugën e Arbrit në vendin e njohur Qafë Murriz.

Ndërsa probleme ka në Rrugën e Arbrit.

Mësohet se dëbora ka bllokuar by-passin në Qafën e Murrizit, çka ka detyruar automjetet të devijojnë lëvizjen nga rruga e vjetër e Burrelit.

Të fundit

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Lajme të tjera

Web TV