Kapet sasia e majme e parave në Rinas, nën hetim dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas anglez është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund.

E njëta shumë i është gjetur edhe një shtetaseje italiane të fshehura në trup dhe në çantën e dorës.

Ndërkohë, shtë arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi:

Rinas/Intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, duke përdorur pajisjet bashkëkohore dedektuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false.

Tentuan të hynin në vendin tonë, me nga 20 000 paund secili, të fshehura në trup, procedohen penalisht një shtetas anglez dhe një shtetase italiane, si dhe sekuestrohet shuma 40 000 paund.

Arrestohet një 57-vjeçare, pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me pasaportë diplomatike dhe me dokumente pune të dyshuara të falsifikuara.
Shpallet në kërkim një shtetas që dyshohet se ka ndihmuar 57-vjeçaren, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, kanë konstatuar 3 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:

-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez W. A., iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez W. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

Lexo edhe :  Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetases italiane E. M., iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

– Në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë diplomatike dhe dokumente pune), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV