Konfirmohen çiftet e plota të Playoffit në NBA/ Miami Heat triumfon ndaj Chicagos,

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të ‘Play-In’ në Konferencën e Lindjes dhe të Perëndimit dhe tanimë janë mësuar edhe skuadrat përfundimtare që kanë siguruar një biletë për ‘Play-Off’ në NBA.

Minnesota Timberwolves ka mposhtur pa shumë telashe Oklahoma City Thunder me rezultat 120-95, derisa në Lindje, Miami Heat ka triumfuar përballë Chicago Bulls me 11 pikë diferencë 102:91.

Me Timberwolves dhe Heat që kanë marrë biletat e fundit, tanimë janë mësuar edhe 16 skuadrat që do të jenë pjesëmarrëse në ‘Play-Off’ në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Lideri i Konferencës së Perëndimit, Denver Nuggets do të përballet në raundin e parë me Minnesota Timberwolves, derisa duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes Memphis Grizzlies dhe LA Lakers.

Sacramento Kings dhe Golden State Warriors do të jetë dueli tjetër, ndërsa Phoenix Suns dhe LA Clippers është një nga duelet më interesante që pritet në këtë raund të garave.

Ndërkohë në Lindje, lideri Milwaukee Bucks do të ndeshen me Miami Heat, derisa Boston Celtics do të ketë punë me Atlanta Hawks.

Dy duele shumë interesante në rrethin e parë do të jenë Philadelephia 76ers – Brooklyn Nets dhe Cleveland Cavaliers – New York City. 

Screenshot_4-23.jpg

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve,...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Lajme të tjera

Web TV