Luizi mëson për “GoFundMe” që është hapur për të, ja çfarë kërkoi në dhomën e rrëfimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli është informuar se javë më parë në emër të tij është hapur “GoFundMe”.

Ky vendim për të njoftuar Luizin është marrë nga Vëllai i Madh pas konsultimit me avokatë. Sot, ekskluzivisht në “Fan Club”, u transmetua komunikimi i Luizit në dhomën e rrëfimit. Pasi mësoi për llogarinë, ai kërkoi të mbyllet sa më shpejt.

“Do të isha dakord të përdorej emri im që unë më pas ato fonde t’i jepja për këdo që ka nevojë. Për përfitime personale, jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret imazhi im. Unë nuk jam në dijeni se çfarë ndodh jashtë, nuk dua të kem kështu problemesh. Dua të ndalohet sa më shpejt dhe të mos përdoret më” ka thënë ai.

Luizi po ashtu është informuar për rrjetin e tij social “Instagram”, që po keqpërdorej nga vajza, të cilës ia la në dorëzim. Luizi i kërkoi produksionit që imazhi i tij dhe rrjeti social të menaxhohet nga Top Channel:

“Dy gjëra dua, të mbyllet ai ‘GoFundMe’ dhe merrni ‘Instagramin’.”

Të fundit

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin...

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0,...

Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump...

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano. Drejtuesit e...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Lajme të tjera

Web TV