Ilir Shaqiri deklarohet hapur si socialist/ I kërkon qytetarëve të votojnë Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balerini Ilir Shaqiri ka shprehur hapur pikëpamjet e tij politike, duke u deklaruar si socialist.

Shaqiri tregon se në këto zgjedhje mbështet kryebashkiakun dhe kandidatin e PS-së për Tiranën, Erion Veliajn.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, balerini fton qytetarët të votojnë Veliajn  në 14 maj

“Përshëndetje, Tirana ime! Përshëndetje, tironsave të mi dhe të gjithë juve që jetoni dhe shijoni atë qytet të mrekullueshëm, që dita-ditës bëhet gjithmonë edhe më i bukur. Nuk ka si të jetë ndryshe. Gjithmonë në sajë të punës realizohen gjërat dhe gjithmonë e më mirë do jetë.

Unë i uroj Erionit fitore, sepse është personi që e ka ndryshuar atë qytet, i ka dhënë jetë, i ka dhënë kredibilitet dhe kjo shfaqet kudo, edhe kur vijnë njerëzit nga jashtë shtetit flasin me superlativa për qytetin tim dhe mua më bëhet realisht zemra mal sepse nuk ka gjë më të bukur sesa kur vlerësohet qyteti ku kam lindur, ku jam edukuar, ku kam realizuar ëndrrat e mia t’para.

Vetëm fitore dhe përpara Erion! Gjithë të mirat! Suksese!”, thekson Ilir Shaqiri.

Të fundit

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Lajme të tjera

Web TV