“Situata në PD i jep një shans për fitore Veliajt”/ Karabina: Është për të ardhur keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirela Karabina, drejtoreshë e komunikimit për fushatën e kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ceremonia e fushatës së Roland Bejkos nuk do të ketë shumë shpenzime.

Ajo tha se shpreson që ai të jetë fitues në mënyrë që qytetarët të shohin ndryshimin në kryeqytet, ndërsa renditi dhe disa cilësi të tijat.

“Roland Bejko është personalitet i Partisë Demokratike, është një njeri i mirëshkolluar.

Ka dhe një specifikë sepse ka një shkollim të veçantë për pushtetin vendor, e ka ruajtur, mbrojtur dhe ka dhënë shumë për Partinë Demokratike dhe në momentet më të vështira të saj, një njeri me integritet, këmbëngulës, i qëndrueshëm,” – u shpreh Karabina.

Ajo shtoi se situata në PD i jep përsëri një shans për fitore Erion Veliajt dhe është për të ardhur keq sesi një person, që sipas Karabinës, ka shkatërruar Tiranën, të mos hyjë kurrë në një garë reale.

 

Të fundit

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e...

Shenja jete jashtë sistemit diellor? Çfarë zbuluan astronomët në planetin e largët

Astronomët kanë zbuluar deri më tani shenjat më premtuese të një shenje jete jashtë sistemit tonë diellor. Duke përdorur të dhënat nga Teleskopi Hapësinor James...

“Rroftë dashnorja”/ Belind Këlliçi për deklaratat e Ramës: Gjuhë seksiste dhe fyese

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka dënuar gjuhën, sipas tij, ‘të papranueshme’ që kryeministri Edi Rama përdori një...

Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: Blen vullnetin e qytetarëve me para në dore

Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Belinda Ballukun, e cila po u blen votat qytetarëve me para në dorë. Përmes...

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e saj të fuqishëm në shfaqjen...

Lajme të tjera

Web TV