Armand Duka: Bastet sportive do na ndihmojnë, të krijojmë tregun e sportit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Konferencën Kombëtare të Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri” mbajti fjalimin e tij edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duke bërë një krahasim me sportin në vendin tonë disa vite më parë dhe progresin që ka pësuar, Duka konfirmoi se është koha për një paketë ligjore për të krijuar tregun e sportit.

“Sporti shqiptar përballet sot me shumë sfida, ku në majë qëndron synimi për krijimin e kultures sportive. Ne jemi një shoqëri jo sportive. Këtu nuk jam duke folur për sportin profesionist, por për atë amator, për një lëvizje sportive që mungon. Sot që flasim, sipas të dhënave të EuroBarometrit, në Bashkimin Europian mesatarja europiane e njerëzve që merren me sport është 40%. Në Shqipëri vetëm 3-4% e popullsisë ushtron sport. Jane Shifra alarmante”, tha Duka fillimisht.

Më pas kreu i FSHF-së u ndal edhe te miratimi i një pakete të plotë ligjore, për të krijuar tregun e sportit, si edhe ligjin e Sponsorizimeve dhe të ardhurat nga bastet sportive.

“Ka ardhur koha që të punojmë së bashku për të miratuar një paketë të plotë ligjore dhe fiskale e cila do të krijonte tregun e futbollit dhe sportit në Shqipëri. Duhet ta fillojmë me Ligjin e Sponsorizimit. Ekonomia shqiptare do të ishte përfituesja më e madhe e krijimit të këtij tregu. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi do të kenë gjithashtu kushte dhe mundësi më të mira për të ngritur lart flamurin e vendit tonë të dashur. Duke punuar sëbashku, pushtet qendror, pushtet lokal, organizata sportive dhe biznesi, jam shumë i sigurt se do të shkojmë larg dhe do të shkruajmë një faqe të ndritur në histori. Të ardhurat e siguruara nga bastet sportive janë gjithashtu një mekanizëm që mund të ndihmojë buxhetin e sportit shqiptar”, tha Duka mes të tjerash.

Të fundit

Berisha ironizon premtimin e Ramës në Berat: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me fushatën elektorale në Berat ku prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore. Kryedemokrati...

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate të shumta. Ndjeksit e BBVA, banorët...

Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës së paraburgimit dhe riatdhesimit u arrit në fakt nga dy avokatë nga Bari. Avokatët...

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Melonin: Është një kryeministre e shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Trump u shpreh se Meloni “i pëlqen shumë”. “Unë mendoj se...

Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në këto gjimnaze

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81,...

Lajme të tjera

Web TV